Kina planifikon mbi 50 detyra hapësinore në vitin 2023
2023-01-05 19:31:12

foto: VCG

foto: VCG

Korporata e Shkencës dhe e Teknologjisë Hapësinore e Kinës (CASC), kontraktorja kryesore e programit hapësinor kinez, njoftoi të martën se planifikon më shumë se 50 detyra hapësinore në vitin 2023.

 

Këtë vit projekti i stacionit hapësinor me astronautë do të hyjë në fazën e zbatimit e të zhvillimit, dhe ky stacion do të realizojë funksionimin normal, tha Zhang Zhongyang, menaxheri i përgjithshëm i CASC-ut.

 

Sipas tij, Kina do të nxisë plotësisht fazën e katërt të programit të eksplorimit të hënës dhe projektin e gjurmimit planetar në vitin 2023 dhe do të kryejë kërkimin e sondave “Chang'e-7” dhe “Tianwen-2”.

 

Po sivjet Kina do të nisë raketën bartëse “Marshimi i Madh-6D” dhe do të përmbushë zbatimin e kontratave komerciale hapësinore dhe eksportit të satelitëve, shtoi Zhang Zhongyang-u.