Prodhuesit kinezë të NEV-ëve raportojnë rritje të fuqishme të shitjeve në 2022-shin
2023-01-05 17:15:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Prodhuesit kryesorë të automjeteve me energji të re (NEV) në Kinë raportuan një rritje të fuqishme të shitjeve në vitin 2022 falë zgjerimit të shpejtë të tregut dhe stimujve politikë.

“BYD”, prodhuesi më i madh i automjeteve me energji të re në Kinë, njoftoi se shitjet u rritën me 208.64 për qind nga viti në vit në mbi 1.86 milionë njësi në 2022-shin, citon “Xinhua”. Në dhjetor, kompania shiti rreth 235.200 automjete me energji të re. Prodhuesit e makinave fillestare si “Li Auto” dhe “NIO” gjithashtu raportuan një vit të frytshëm.

Nga janari deri në nëntor 2022, shitjet NEV-ëve të Kinës tejkaluan 6.06 milionë njësi, duke dyfishuar nivelin e të njëjtës periudhë në 2021, sipas Shoqatës së Prodhuesve të Automobilave në Kinë. Shoqata pret që shitjet e NEV-ëve në Kinë këtë vit do të arrijnë në 9 milionë, një rritje prej 35 për qind nga viti në vit. (Elona)