Kina trajton mbi 2.13 miliardë pako gjatë festës së Vitit të Ri
2023-01-04 14:27:00

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Sektori i dërgesave ekspres të Kinës trajtoi mbi 2.13 miliardë pako gjatë festës treditore të Vitit të Ri, e cila përfundoi të hënën, duke sinjalizuar rimëkëmbjen e shërbimeve të korrierëve në mbarë vendin.

Zyra Shtetërore e Postës bëri të ditur se numri i pakove të dorëzuara u rrit 11.5 për qind nga viti në vit në 1.07 miliardë, citon “Xinhua”.

Sektori ka filluar përgatitjet për një periudhë të ngjeshur, pasi njerëzit po bëjnë blerje për festën e Festivalit të Pranverës, e cila fillon më 21 janar të këtij viti.

nga VCG

nga VCG

nga VCG

nga VCG

Grumbullimet dhe dërgesat e kryera nga shërbimet postare dhe ato të shpejta postare kanë parë rritje të ndjeshme që nga 4 dhjetori, pasi politika e saporregulluar e vendit për reagimin ndaj Covid-19 promovon rifillimin e punës dhe prodhimit, tregojnë të dhënat e industrisë. (Elona)