“Xiamen Air” i Kinës shton në flotë aeroplanin e parë “Airbus”
2023-01-04 13:14:28

nga VCG

nga VCG

“Xiamen Air”, që ka flotën më të madhe “Boeing” në Kinë, ka marrë avionin e parë “Airbus A321neo”, duke shënuar hapjen zyrtare të modalitetit të funksionimit të flotës me dy marka të linjës ajrore, bën të ditur “Xinhua”.

Avioni, me logon e projektuar posaçërisht “First Ainbus for Xiamenair”, u ul të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar “Xiamen Gaoqi”. Ai ka 208 vende gjithsej, duke përfshirë tetë ulëse të klasit të biznesit dhe 200 vende ekonomike.

Pas dorëzimit, “Xiamen Air” do të kryejë demonstrim dhe fluturime testuese përpara se të vendosë avionin e ri në shërbimin komercial të pasagjerëve, me shpresë në pranverë.

“Xiamen Air” ka operuar kryesisht me avionë “Boeing” që nga themelimi i saj në 1984-n. Deri në vitin 2022, transportuesi kishte 164 avionë “Boeing”, duke përfshirë seritë 737,  787 dhe 757.

Me bazë në Xiamen, një qytet bregdetar në provincën Fujian të Kinës Lindore, “Xiamen Air” operon një rrjet prej mbi 400 linjash ajrore vendase dhe ndërkombëtare.

Për të siguruar më mirë stabilitetin e zhvillimit të flotës së saj, “Xiamen Air” nënshkroi kontratën e parë të blerjes me “Airbus” për 40 avionë të serisë A320 në shtator 2022. (Elona)