Gjermania regjistron vitin më të nxehtë në histori
2023-01-03 11:44:51

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjermania regjistroi vitin më të nxehtë në 2022-shin me një temperaturë mesatare vjetore prej 10.5 gradë celsius. Shërbimi Meteorologjik Kombëtar njoftoi se  temperaturat ishin 2.3 gradë celsius mbi vlerën e periudhës referente (1961-1990) dhe ishin më të larta se në vitin 2018, që mbante rekordin e mëparshëm, bën të ditur “Xinhua”.

“Disa valë të nxehta intensive në qershor dhe korrik çuan në temperatura rekord në të gjithë Evropën”,- vuri në dukje shërbimi. Si rezultat, Gjermania vendosi gjithashtu një rekord të ri vjetor për orët me diell dhe pati 15 për qind më pak shi se zakonisht.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në fillim të kësaj jave, Shoqata Gjermane e Fermerëve njoftoi në raportin e saj të tregut se nxehtësia dhe thatësira gjatë muajve të verës kishin kufizuar përsëri rendimentet e perimeve. Transporti lumor në Gjermani gjithashtu u ndikua rëndë nga thatësira gjatë verës. Nivelet e ujit në lumin Ren, rruga ujore më e ngarkuar në Evropë, ranë në nivele rekord, duke i detyruar anijet të transportonin më pak ngarkesë gjatë një kohe kur industria kimike e vendit në veçanti po luftonte me pengesat e furnizimit. (Elona)