Kroacia hyn në Eurozonë dhe Shengen, ndryshon monedhën e saj në euro
2023-01-03 13:21:54

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kroacia u bë shteti i 20-të anëtar i BE-së që u bashkua me Eurozonën dhe zëvendësoi monedhën e saj kombëtare, kunën, me euron.

Nga 1 janari 2023 u hoqën kontrollet kufitare në pikat kufitare tokësore dhe detare ndërsa në pranverë, më 26 mars 2023, ato do të hiqen edhe në aeroporte.

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur futjen e euros dhe hyrjen në zonën Shengen të Kroacisë. “Kjo është një ditë gëzimi dhe krenarie për popullin e Kroacisë”,- tha Ursula von der Leyen, duke folur për konfirmimin e punës së palodhur dhe vendosmërisë nga ana e tyre, citon “RTSH”.

“Ne do të duhet të punojmë shumë ngushtë së bashku për të mbrojtur zonën Shengen dhe për të ruajtur përfitimet e saj, sepse Shengen nuk mund të merret si i mirëqenë”, -theksoi presidentja e Komisionit Europian, duke shtuar se funksionimi i tij është përballur me sfida me kalimin e kohës. (Elona)