Sondazhi i CGTN-it: Pjesëmarrësit globalë i shohin kinezët si të zellshëm, atdhetarë, me vetëbesim
2023-01-03 17:32:19

Populli kinez ka punuar së bashku dhe ka përballuar vështirësitë vitin e kaluar, vuri në dukje presidenti kinez Xi Jinping në fjalimin e tij të Vitit të Ri më 31 dhjetor. Ai tha se zyrtarët dhe publiku i gjerë, veçanërisht personeli mjekësor dhe punonjësit e lagjeve, qëndruan me guxim në postet e tyre gjatë pandemisë.

Falë punës së zellshme të njerëzve nga të gjitha sferat e jetës, Kina ruajti prirjen e rimëkëmbjes ekonomike dhe mbajti të qëndrueshme punësimin dhe çmimet në vitin 2022.

Në një sondazh të fundit të kryer së bashku nga Instituti i Studimit të Politikave i CGTN-it dhe Instituti Kinez i Opinionit Publik në Universitetin Renmin të Kinës, shumica e pjesëmarrësve kishin një përshtypje pozitive për popullin kinez.

"Punëtor dhe i vetëmotivuar" renditet i pari për sa u përket përshtypjeve të të pyeturve në sondazh për popullin kinez, 84.42 për qind e të cilëve nga Afrika dhe 71.18 për qind nga Evropa.

Ndërkohë, 70.96 për qind e të anketuarve nga vendet përgjatë “Një brez, një rrugë” dhe 74.26 për qind nga vendet në zhvillim kanë të njëjtin mendim.

Sondazhi përfshiu 41 vende dhe rajone, që përfaqësojnë 65.2 për qind të popullsisë së botës. Të anketuarit thanë gjithashtu se kinezët janë krenarë për vendin e tyre dhe me vetëbesim për kulturën e tyre. (Çang Çuo)