Kinë, 52.7 milionë udhëtime të brendshme turistike gjatë pushimeve të Vitit të Ri
2023-01-03 11:23:08

Në Kinë janë bërë rreth 52.7 milionë udhëtime të brendshme turistike gjatë pushimeve treditore të Vitit të Ri, në një rritje 0.44 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vjetshme, njoftoi Ministria kineze e Kulturës dhe e Turizmit të hënën.

Foto:VCG

Foto:VCG

Të ardhurat prej turizmit gjatë pushimeve kanë arritur mbi 26.5 miliardë juanë (rreth 3.8 miliardë dollarë amerikanë), 4 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, bëri të ditur ministria.

Sipas saj, tregu kulturor dhe turistik i Kinës ka mbetur i qëndrueshëm dhe i rregullt gjatë pushimeve, të cilat përfunduan të hënën.

Veçanërisht kanë qenë të parapëlqyera udhëtimet e shkurtra gjatë periudhës së festës, dhe kanë pasur popullaritet veprimtaritë lidhur me akullin e dëborën, kampingu, si edhe të ashtuquajturat lojëra me luajtje rolesh nga ana e të rinjve, vuri në dukje ministria.