Hapet autostrada midis Pekinit dhe Zonës së Re Xiong'an
2023-01-03 11:51:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një autostradë e re e shpejtë midis Pekinit dhe Zonës së Re Xiong'an, në provincën Hebei të Kinës Veriore, u hap për trafikun mesditën e së shtunës, sipas autoriteteve të trafikut në Hebei.

Autostrada e shpejtë Pekin-Xiong'an do të ndihmojë në reduktimin e kohës së udhëtimit midis dy vendeve në rreth 50 minuta, bën të ditur “Xinhua”. Autostrada e sapondërtuar është një komponent kryesor i rrjetit të trafikut të Zonës së Re Xiong'an, me seksionin e saj kryesor që shkon nga unaza e gjashtë e Pekinit dhe mbulon një total prej 81 km.

Zona e Re Xiong'an përfshin qarqet e Xiongxian, Rongcheng dhe Anxin në Hebei.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

E pozicionuar rreth 100 km në jugperëndim të Pekinit, zona e re do të ndihmojë në avancimin e zhvillimit të koordinuar të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei. Ajo është projektuar për të eksploruar një model të ri zhvillimi për zonat me popullsi të dendur. (Elona)