Kina jep miratim të kushtëzuar për ilaçin e COVID-19 të “Merck”
2023-01-02 14:08:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka vënë në veprim procedura të veçanta miratimi dhe ka dhënë miratim të kushtëzuar për regjistrimin e importit të ilaçit të kompanisë farmaceutike “Merck” për COVID-19, “Molnupiravir”, bëri të ditur të premten Administrata Kombëtare e Produkteve Mjekësore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sipas saj, “molnupiravir” është një ilaç me molekulë të vogël që merret nga goja për të sëmurët e rritur me COVID-19 që kanë simptoma nga të lehta deri në të moderuara dhe kanë rrezik të lartë shndërrimi në raste të rënda.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ai mund t'u jepet, për shembull, pacientëve të moshuar, mbipeshë ose që kanë sëmundje kronike të veshkave, diabet, sëmundje të rënda kardiovaskulare dhe sëmundje kronike të mushkërive.

Administrata i kërkoi mbajtësit të autorizimit të marketingut të këtij ilaçi të vazhdojë kërkimet përkatëse, të përmbushë kërkesat e kushtëzuara brenda kohës së specifikuar dhe të dorëzojë menjëherë rezultatet e kërkimit pasues.