COVID-19, Kina po monitoron mutacionet për të rregulluar përgjigjen ndaj koronavirusit
2023-01-01 11:35:43

VCG

VCG

Me lehtësimin e masave kontrolluese ndaj COVID-19, disa ekspertë po shprehin shqetësimin se kjo do të shtojë gjasat  për mutacione të reja të virusit në Kinë.

      “Është një shqetësim,” - thotë CNN, duke cituar William Schaffner, profesor në Departamentin e Sëmundjeve Infektive pranë Qendrës Mjekësore të universitetit Vanderbilt në Nashville, Tennessee, si dhe drejtor mjekësor në Fondin Kombëtar për Sëmundjet Infektive.

      Ndërsa drejtori i një qendre shëndetësore të universitetit të Uashingtonit me seli në Seattle, Chris Murray thotë për CNBC se rreziku i shfaqjes së një varianti të ri të rrezikshëm në Kinë është “shumë i ulët”. Sipas Murray duhet të ketë disa “karakteristika të veçanta” që një variant i ri të shfaqet dhe të zëvendësojë Omicron, duke shtuar se “ekziston një rrezik i vogël në këtë pikë”.

 

VCG

VCG

     Sipas një deklarate të publikuar të premten nga GISAID, një bazë të dhënash publike me bazë në Gjermani, rezultatet e fundit tregojnë se “të gjitha variantet që qarkullojnë në Kinë janë parë edhe në pjesë të ndryshme të botës, duke i krahasuar me 14.4 milionë mostra të mbledhura mes korrikut dhe dhjetorit”.

      Në Kinë qarkullojnë gjithsej 9 subvariante të Omicron-it, por deri tani nuk janë gjendur ende karakteristika të mutacioneve gjenomike. Kështu shpjegoi të martën e kaluar drejtori i Institutit Kombëtar për Kontrollin e Sëmundjeve Virale (NIVDC) pranë qendrës kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Xu Wenbo. Sipas tij, Kina ka formuluar një plan pune për të monitoruar variantet e reja të koronavirusit qysh nga lehtësimi i masave parandaluese dhe kontrolluese të Covid–19. (Jiang Lei)