Fjalimi i drejtorit të CMG-së me rastin e Vitit të Ri 2023
2023-01-01 15:30:32


Më 1 janar të vitit 2023, presidenti i Grupit Mediatik të Kinës (CMG) Shen Haixiong mbajti një fjalim me rastin e Vitit të Ri nëpërmjet CGTN-it, Radios së Jashtme të Kinës dhe internetit për publikun e huaj. Në vijim është teksti i këtij fjalimi.


Të dashur miq,

Nën diellin e ngrohtë në dimër, ne mirëpresim vitin 2023 plot shpresa të mrekullueshme. Ju përshëndes nga Pekini!

Në vitin e kaluar 2022, u mbajt me sukses Kongresi i 20-të Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës, i cili përcaktoi detyrat dhe rrugët për promovimin e gjithanshëm të përtëritjes së madhe të kombit kinez nëpërmjet modernizimit me karakteristika kineze. Si pjesëmarrës, dëshmitar dhe regjistrues i epokës së re, Grupi Mediatik i Kinës(CMG) i ka paraqitur botës hollësisht këtë mbledhje madhështore dhe ka krijuar me kujdes një numër të madh kryeveprash, si "Lundrimi" dhe "Deshifrimi i dhjetëvjeçarit të fundit”, duke treguar gjallërisht historitë e mrekullueshme të dhjetë vjetëve të jashtëzakonshëm të Kinës në epokën e re dhe duke u vlerësuar gjerësisht nga audienca brenda e jashtë vendit.

Gjatë vitit të kaluar, ne eksploruam integrimin dhe inovacionin e konceptit "Ide + art + teknologji" dhe u përpoqëm të arrinim qëllimin që "të gjitha ekranet të jenë produkte me cilësi të lartë". Në raportimin e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, CMG-ja përdori "romancën e stilit kinez" me një ndjenjë teknologjie për të integruar në mënyrë të përsosur frymën olimpike e kulturën kineze dhe për të ndriçuar akullin dhe borën e Lojërave Olimpike Dimërore me dritën e teknologjisë. Thomas Bach, president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, vlerësoi shkallën dhe suksesin e paprecedentë të raportimit dhe transmetimit të CMG-së. Programet me cilësi të lartë, si "Kina në veprat klasike" dhe "Poezia e piktura kineze" të prodhuara nga CMG-ja janë interpretime artistike të arsyes se përse qytetërimi kinez ka vijuar i pandërprerë dhe janë gjithashtu një kërkim i vazhdueshëm për bukurinë dhe qytetërimin njerëzor. Galaja e Festës së Pranverës, Galaja e Festës së Mesvjeshtës, Galaja e Vitit të Ri etj., kanë krijuar një valë të re të kulturës kineze jashtë vendit. Një seri aktivitetesh të shfaqjes dhe transmetimit, si "Festivali i Videove i Kinës", "Marrëdhënia e dashurisë Kinë-Amerikë Latine" dhe "Marrëdhënia e dashurisë Kinë-Afrikë" përdorin videon si një medium për të ndërtuar një urë për njohjen e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve dhe shkëmbimet njerëzore.

Gjatë vitit të kaluar, ne kemi mbajtur forume dhe aktivitete mediatike me tema të ndryshme, si Forumi i 1-rë Global i Inovacionit të Medias, Forumi i Nivelit të Lartë të Shkëmbimeve Kulturore Kinë-Argjentinë dhe Forumi i Bashkëpunimit Mediatik Kino-Arab. Miqësia sublimohet me anë të ndërveprimit. Pas Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, ne komunikuam me miqtë nga vende të ndryshme dhe diskutuam për vlerat e epokës dhe rëndësinë botërore të modernizimit me karakteristika kineze nëpërmjet 58 aktiviteteve seriale mediatike "Udhëtimi i ri i Kinës dhe botës" jashtë vendit, të cilat morën përgjigje dhe u promovuan nga më shumë se 2000 media homologe ndërkombëtare.

Presidenti Xi Jinping ka theksuar vazhdimisht se Kina qëndron me vendosmëri në anën e duhur të historisë dhe përparimit të qytetërimit njerëzor dhe përpiqet të kontribuojë me mençurinë kineze dhe zgjidhjet kineze për kauzën e paqes dhe zhvillimit njerëzor. Fuqia e komunikimit është një tregues i rëndësishëm i mediave ndërkombëtare dhe vërtetësia është jeta e të gjitha mediave. Vitin e kaluar ne kemi përmirësuar rrjetin tonë global të mbledhjes së lajmeve, jemi angazhuar për të përmirësuar mbulimin me lajme  kryesore globale dhe kemi rritur numrin e gjuhëve nga 44 në 68, duke mbuluar 233 vende dhe rajone në mbarë botën. Në raportet për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, epideminë globale etj., ne kemi braktisur paragjykimet, i jemi përmbajtur së vërtetës dhe i kemi shtjelluar bashkësisë ndërkombëtare pozicionin objektiv e të drejtë të Kinës dhe planin e Kinës.

Në vitin e ri, ne do të vazhdojmë të punojmë me zell dhe të ecim përpara me guxim, duke i paraqitur bashkësisë ndërkombëtare atmosferën e re të Kinës në epokën e re nga këndvështrime të shumta. Viti i ri është edhe dhjetëvjetori i nismës “Një brez, një rrugë”. Ne do të vazhdojmë të përdorim "medien" për të bërë miq, për të promovuar shkëmbimet e mësimin e ndërsjellë ndërmjet qytetërimeve dhe për të marrë përsipër misionin e medias për të promovuar vlerat e përbashkëta të gjithë njerëzimit dhe për të promovuar ndërtimin e një bashkësie me një të ardhme të përbashkët për njerëzimin.


“Malet dhe lumenjtë janë të bukura në ditët e pranverës, lulet dhe bimët erëmojnë në flladin e pranverës.” Me gjurmët e pranverës, ju uroj një vit të mbarë, paqe dhe lumturi! Faleminderit!