Kursimet në para në banka u rritën me 7%
2022-12-31 17:47:49

Banka e Shqiperise (Foto Atsh)

Banka e Shqiperise (Foto Atsh)

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se ka rritje të kursimeve në banka në bazë vjetore.

Në një njoftim të Bankës së Shqipërisë bëhet e ditur se kursimet në para në banka u rritën me 7% në nëntor 2022, krahasuar me nëntorin 2021.

Sipas BSH-së, kursimet në valutë vijojnë të dominojnë në strukturën e depozitave, me 57.25% të totalit në fund të muajit nëntor, shkruan “ATSH”.

Ndërkohë, stoku i depozitave arriti në 1.27 trilionë lekë, duke u tkurrur me 12.8 miliardë lekë në raport me muajin e mëparshëm.

Depozitat në monedhë të huaj prekën nivelin 726 miliardë lekë, me një rënie prej 1.3% në krahasim me muajin e mëparshëm.

Ndërsa reduktimin më të madh e shënuan depozitat pa afat të bizneseve, me 5.2% dhe depozitat në lekë të individëve u ulën me 0.6% me bazë mujore. (Irma)