Kompania kineze “Bankers Petrolium” jep ndihma për familjet në Patos
2022-12-31 18:58:24

Ndihmat e Bankers (Foto Facebook Bankers Petrolium Albania)

Ndihmat e Bankers (Foto Facebook Bankers Petrolium Albania)

Kompania kineze e naftës “Bankers Petroleum Albania” dhuroi 150 pako ushqimore për familjet në nevojë në Bashkinë e Patosit.

“Tradita e përvitshme, për të qenë pranë atyre që janë në pamundësi, nuk mungoi as këtë vit. Kjo ndihmë kryhet në kuadër të festave të fundvitit me synim që askush mos të mbetet pas dhe ushqimet kryesore të jenë prezent në familjet e varfra të Patosit, Roskovecit dhe Fierit, si një kartolinë urimi nga kompania Bankers Petroleum për festën e ndërrimit të viteve”, bëhet e ditur në njoftimin zyrtar të kompanisë në rrjetin social “Facebook”.

Ndihmat e Bankers (Foto Facebook Bankers Petrolium Albania)

Ndihmat e Bankers (Foto Facebook Bankers Petrolium Albania)

Kryetarja e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balili, në kuadër të nismës për grumbullimin e ndihmave ushqimore për familjet në pamundësi ekonomike, shprehu falënderimet për kompaninën kineze “Bankers”, duke e cilësuar si një prej partnerëve që mban lart profilin e kontributorit për çështjen sociale duke i ardhur në ndihmë komunitetit.

Shpërndarja e këtyre ndihmave në bashkëpunim me institucionin e Bashkisë Patos është vetëm një prej aktivteteve me karakter social që kompania Bankers Petroleum zhvillon për t’i ardhur në ndihmë banorëve të zonave ku edhe operon. Ndihma konsiston në projekte të ndryshme komunitare me një fokus të veçantë te mjedisi, arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura, thuhet në njoftim. (Irma)

Ndihmat e Bankers (Foto Facebook Bankers Petrolium Albania)

Ndihmat e Bankers (Foto Facebook Bankers Petrolium Albania)