Zëdhënësi kinez: masat e kontrollit të Covid-19 të Kinës kurrë nuk synonin shtypjen e ujgurëve
2022-12-31 16:16:35

Njerëzit blejnë perime në një treg me shumicë të prodhimeve bujqësore në Korla, të rajonit autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, 28 dhjetor 2022./CFP

Njerëzit blejnë perime në një treg me shumicë të prodhimeve bujqësore në Korla, të rajonit autonom Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore, 28 dhjetor 2022./CFP

Pretendimi i Parlamentit Evropian se qeveria kineze po përdorte masat e frenimit të COVID-19 për të "shtypur" ujgurët në Xinjiang është i rremë. Kështu u shpreh Xu Guixiang, një zëdhënës i Qeverisë Popullore të Rajonit Autonom Ujgur të Xinjiangut në një konferencë shtypi të mbajtur ditën e premte.

Ai shprehu shpresën e tij se komuniteti ndërkombëtar nuk do t’i besojë këto "fjalë boshe", duke thënë se shpërthimi i koronavirusit që filloi në gusht është një emergjencë e rëndësishme e shëndetit publik me "përhapje më të shpejtë, mbulim më të gjerë, numër më të madh të infeksioneve dhe situatë të vështirë kontrolli  në historinë e Xinjiangut, duke shkaktuar ndikime serioze në shëndetin e popullit, sigurinë, punën dhe jetën normale të njerëzve.

Gjatë kësaj periudhe kohore, të gjitha nivelet e qeverisjes në Xinjiang i dhanë përparësi garantimit dhe përmirësimit të jetës së njerëzve, dëgjuan me kujdes popullsinë e të gjitha grupeve etnike, punuan me seriozitet për të siguruar logjistikë dhe zinxhir furnizimi të qëndrueshëm, prodhim bujqësor, ndërsa punuan fort  për të zgjidhur problemet urgjente si ushqimi, veshmbathja, strehimi, transporti, kujdesi mjekësor dhe barnat. Xu vuri në dukje gjithashtu se këto përpjekjet mbrojtën me efektivitet jetën e njerëzve të të gjitha grupeve etnike.
Xu theksoi se pjesëtarët e të gjitha grupeve etnike, përfshirë ujgurët, ishin shumë të qartë për situatën dhe kishin bashkëpunuar me qeveritë lokale për të parandaluar dhe kontrolluar koronavirusin, duke theksuar se populli ujgur dhe pushteti vendor punuan në sinergji dhe krijuan një ndjenjë të fortë komuniteti gjatë këtij procesi.

“Duhet  të theksohet  se përhapja e virusit ndjek rregulla objektive dhe nuk është një shënjestër, që godet vetëm ndonjë grup të veçantë etnik," - tha Xu, duke shtuar se nuk ekziston një gjë e tillë si "shtypja" kundër ujgurëve dhe se Parlamenti Evropian po sajonte lajme të rreme, të cilat bien ndesh me ndjenjat e përbashkëta dhe sensin e shëndoshë. (Xu Guang)