Kina rregullon planin tarifor për të përfshirë më shumë artikuj
2022-12-30 10:52:27

VCG

VCG

Kina ka vendosur të rregullojë planin e saj tarifor për vitin 2023 dhe të zgjerojë numrin e artikujve tariforë në përputhje me nevojën për zhvillim industrial dhe avancim teknik, njoftoi Komisioni i Tarifave Doganore të Këshillit të Shtetit, cituar nga “Xinhua”.

I miratuar nga Këshilli i Shtetit, rregullimi përfshin ndryshime në tarifat e importit dhe eksportit të disa produkteve dhe vendos tarifa të reja për disa produkte, si çaji i bardhë, çaji i jaseminit, robotët kirurgjikë, radarët lazer dhe farat e perimeve.

VCG

VCG

Masa synon të optimizojë sistemin tarifor të vendit dhe të përshtatet me nevojën për zhvillim industrial dhe avancim teknik, thuhet në një deklaratë të komisionit.

Zhang Xuebiao, studiues në Institutin e Informacionit Bujqësor nën Akademinë Kineze të Shkencave Bujqësore, tha se shtimi i produkteve të dallueshme të fermave kineze si çaji i bardhë dhe çaji i jaseminit në listë është i favorshëm për të nxitur zhvillimin e bujqësisë së specializuar dhe për të rritur ndërgjegjësimin për markën e kompanive.

Numri i përgjithshëm i artikujve tariforë në vend do të rritet në 8948 pas rregullimit, thuhet në deklaratë. (Irma)