Tregtia mes Kinës dhe anëtarëve të RCEP u rrit me 7.9% në janar-nëntor
2022-12-30 10:55:04

VCG

VCG

Tregtia midis Kinës dhe anëtarëve të tjerë të Partneritetit Ekonomik Gjithëpërfshirës Rajonal (RCEP) ka pasur rritje të shpejtë që kur marrëveshja tregtare hyri në fuqi në fillim të këtij viti, bëri të ditur Ministria e Tregtisë (MOC).

Tregtia e Kinës me anëtarët e RCEP u rrit me 7.9 për qind në baza vjetore në 11.8 trilionë juanë (rreth 1.69 trilionë dollarë amerikanë) në 11 muajt e parë të vitit, duke përbërë 30.7 për qind të vlerës totale të tregtisë së jashtme të Kinës, tregojnë të dhënat nga MOC, cituar nga “Xinhua”.

Gjatë kësaj periudhe, eksportet e vendit drejt anëtarëve të tjerë të RCEP u rritën 17.7 për qind nga një vit më parë në 6 trilionë juanë, deklaroi zëdhënësi i MOC Shu Jueting në një konferencë shtypi.

VCG

VCG

Ai theksoi se do të bëhen më shumë përpjekje për të nxitur zbatimin me cilësi të lartë të RCEP dhe marrëveshjeve të tjera të tregtisë së lirë, për të përdorur plotësisht marrëveshje të tilla dhe për të përmirësuar efikasitetin e përdorimit të tyre gjithëpërfshirës.

“Ministria do të lidhë gjithashtu marrëveshje të tregtisë së lirë me më shumë partnerë tregtarë, do të hapë më tej tregtinë e Kinës në tregjet e mallrave, shërbimeve dhe investimeve dhe do të marrë pjesë aktive në negociatat mbi rregullat e reja për ekonominë digjitale dhe mbrojtjen e mjedisit”,- tha Shu. (Irma)