Kryevepra nga muzeu italian ekspozohet në Shangai
2022-12-30 10:39:12

xinhua

xinhua

Një ekspozitë me kryevepra nga Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit në Itali është hapur për publikun në Shangai.

Ekspozita debutoi në metropolin lindor të Kinës, si pjesë e eventeve festive për Vitin e Kulturës dhe Turizmit Kinë-Itali 2022, bën të ditur “Xinhua”.

Ekspozita, e organizuar së bashku nga Muzeu i Artit Pudong (MAP) dhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit, i bën homazh qytetërimit të lashtë romak.

VCG

VCG

Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Napolit është një muze i rëndësishëm arkeologjik italian, veçanërisht për reliktet e lashta romake. Koleksioni i tij përfshin artefakte romake nga vendet e Pompeit, Stabiae dhe Herculaneum.

Ekspozita, e ndarë në tre seksione, tregon shkëlqimin e qytetërimit romak, përmes mbi 70 objekteve të skulpturës, pikturës, mozaikut, artit prej bronzi dhe qelqi. Ajo do të zgjasë deri më 9 prill 2023. (Irma)