Banka e Italisë do të luajë rol kyç ndërsa Kroacia përgatitet t’i bashkohet Eurozonës
2022-12-29 13:07:20

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Banka e Italisë njoftoi se do të shkëmbejë kunën kroate me vlerën e barazisë pasi vendi të adaptojë monedhën euro më 1 janar, bën të ditur “Xinhua”.

Në korrik, Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi Kroacinë si shtetin e 20-të që hyn në monedhën euro.

Në vitin 2020, Kroacia iu bashkua Mekanizmit Evropian të Kursit të Këmbimit (EERM), duke vendosur vlerën e kunës në 7,5345 për euro. Sipas një deklarate nga Banka e Italisë, kuna dhe euro do të pranohen të dyja si monedhë deri më 15 janar. Pas kësaj date, vetëm euro do të pranohet si kurs ligjor, megjithëse çmimet për mallrat dhe shërbimet në vend do të vazhdojnë të publikohen në të dyja monedhat deri në fund të vitit 2023.

Për të ndihmuar në lehtësimin e kalimit, Banka e Italisë do të kryejë shkëmbime kuna-euro në janar dhe shkurt pa pagesë. Këto shkëmbime do të bëhen në selitë e Bankës së Italisë në Ankona, Milano dhe Romë, si dhe në degët në Trieste dhe Venecia. Do të ketë një limit prej 8000 kunash (rreth 1,062 euro) për transaksion.

Italia është një nga 11 vendet anëtare origjinale që miratuan monedhën euro duke filluar nga viti 1999 dhe monedha hyri në përdorim më 1 janar 2002. (Elona)