Xi e presidenti i Beninit shkëmbejnë urime për 50-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike
2022-12-29 15:00:02

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping shkëmbeu të enjten urime me presidentin e Beninit Patrice Talon për 50-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet të dy vendeve.

 

Xi vuri në dukje marrëdhëniet dypalëshe ruajnë një vrull të shëndoshë zhvillimi me rezultate të frytshme nga bashkëpunimi në fusha të ndryshme, gjë që ka sjellë përfitime të ndjeshme për popujt e të dy vendeve.

 

Ai shtoi se e vlerëson zhvillimin e marrëdhënieve Kinë-Benin dhe është i gatshëm të punojë me presidentin Talon për të thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme në kuadrin e bashkëpunimit për “Një brez, një rrugë” dhe Forumit të Bashkëpunimit Kinë-Afrikë, për t’i ngritur lidhjet dypalëshe në një nivel i ri.

 

Nga ana e tij, Talon-i tha se është i kënaqur me bashkëpunimin e frytshëm ndërmjet dy vendeve që prej rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike 50 vjet më parë.

 

Ai shtoi se është i gatshëm të punojë me presidentin Xi për të ndërtuar një marrëdhënie dypalëshe dinamike dhe më të fortë, duke shprehur besimin se bashkëpunimi i pathyeshëm Benin-Kinë me siguri do të arrijë rezultate më të mëdha. (Zhan Dian/Artan)