Kina po mendon të rishikojë ligjin e kompanive për të përmirësuar sistemin e korporatës
2022-12-28 10:32:08

VCG

VCG

Ligjvënësit kinezë po shqyrtojnë një projekt-rishikim të ligjit për kompanitë për të përmirësuar sistemin e korporatave, me rregulla për përgjegjësi më të madhe për aksionarët dhe qeverisje më të mirë të korporatës, bën të ditur “Xinhua”.

Projekt-rishikimi u dorëzua të martën në sesionin në vazhdim të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, legjislatura më e lartë, për një lexim të dytë.

Krahasuar me një draft të paraqitur për shqyrtim në dhjetor 2021, drafti i ri forcoi përgjegjësinë e aksionarëve në kontributin e kapitalit kur kompania nuk është në gjendje të shlyejë borxhet e papaguara dhe në raste të tjera.

VCG

VCG

Ai përmirëson më tej rregullat mbi strukturën organizative të kompanive, duke përfshirë kompanitë e listuara, për të përmirësuar qeverisjen e korporatës.

“Përmirësimi i sistemit modern të korporatave me tipare dalluese kineze dhe inkurajimi i sipërmarrjes” u shtohet përcaktimeve për qëllimin legjislativ, sipas draftit të ri.

Miratuar në vitin 1993, ligji i Kinës për shoqëritë tregtare është ndryshuar disa herë. Versioni aktual u miratua pas një ndryshimi në lidhje me sistemin e kapitalit të shoqërive në vitin 2018. (Elona)