Panairi ndërkombëtar i industrisë kulturore do të hapet në Shenzhen
2022-12-28 10:21:56

VCG

VCG

Panairi i 18-të Ndërkombëtar i Industrive Kulturore të Kinës starton në Shenzhen, si një platformë e rëndësishme që nxit industritë kulturore të Kinës të bëhen globale, bënë të ditur organizatorët, citon “Xinhua”.

Panairi në nivel kombëtar, i cili do të zgjasë deri më 2 janar 2023, pritet të tërheqë mbi 2500 grupe qeveritare, organizata kulturore dhe ndërmarrje për të ndjekur eventet me prani fizike, si dhe mbi 800 pjesëmarrës online.

VCG

VCG

Në panair do të organizohen forume, aktivitete të promovimit të investimeve dhe ankande të veprave të artit, për të nxjerrë në pah tendencat më të fundit të zhvillimit dhe për të lehtësuar transaksionet dhe bashkëpunimin në industritë kulturore.

Që nga themelimi i tij në vitin 2004, panairi kulturor ka tërhequr më shumë se 100.000 ekspozita kulturore krijuese çdo vit, si dhe mbi 4000 projekte investimesh dhe financimi industriale nënshkruhen dhe shfaqen çdo vit, duke i dhënë shtysë zhvillimit me cilësi të lartë të industrive kulturore të Kinës. (Elona)