Pekin, zhvillohet “mbledhja e jetës demokratike” e PKK-së
2022-12-27 21:09:03

Foto: VCG

Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) mbajti të hënën dhe të martën në Pekin "mbledhjen e jetës demokratike".

Në "mbledhjen e jetës demokratike", një traditë e PKK-së, anëtarët e Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së reflektuan mbi rezultatet e punës së tyre dhe kritikuan veten dhe njëri-tjetrin.

Mbledhja, e kryesuar nga presidenti kinez Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të PKK-së, theksoi unitetin për të zbatuar vendimet dhe planet e rëndësishme të Kongresit të 20-të Kombëtar të PKK-së. (Çang Çuo)