Kina ka 13 vaksina anti-Covid në dispozicion si përforcues të dytë
2022-12-27 14:32:33

 Foto:VCG

Foto:VCG

13 lloje vaksinash anti-Covid, të miratuara për treg të kushtëzuar ose përdorim urgjent, tani janë në dispozicion si një dozë e dytë përforcuese në Kinë, sipas ekspertëve të task forcës ndërinstitucionale të Këshillit të Shtetit për përgjigjen ndaj Covid-19, përcjell “Xinhua”.

Në zgjedhjen e dozave të dyta përforcuese preferohen vaksinat rezistente ndaj omikronit, thanë ekspertët e mekanizmit të përbashkët të parandalimit dhe kontrollit kundër Covid-19 të Këshillit të Shtetit.

Deri të premtena, në territorin kinez ishin administruar më shumë se 3.46 miliardë doza vaksinash anti-Covid, me mbi 90 për qind të popullsisë të vaksinuar plotësisht.

Niveli i antitrupave do të bjerë me kalimin e kohës pas vaksinimit, thanë ekspertët, duke shtuar se mutacionet e virusit gjithashtu çojnë në forcimin e evazionit imunitar, duke i bërë antitrupat më pak efektivë.

Foto:VCG

Foto:VCG

Sipas ekspertëve, studimet tregojnë se marrja e një injeksioni përforcues mund të aktivizojë qelizat e kujtesës imunologjike në trupin e subjektit dhe të rrisë nivelet e antitrupave, në mënyrë që të konsolidojë më tej parandalimin e sëmundjeve të rënda dhe vdekjes.

Ata sugjeruan që personat e kualifikuar që nuk kanë marrë një vaksinë përforcuese duhet ta marrin një të tillë sa më shpejt të jetë e mundur për të marrë mbrojtje më të mirë kundër virusit.

Grupet e popullsisë me rrezik të lartë të infeksionit, personat e moshës 60 vjeç e lart, njerëzit me sëmundje serioze themelore shëndetësore dhe ata me imunitet të ulët këshillohen të marrin një injeksion të dytë përforcues gjashtë muaj pas të parit.

Ata që kanë marrë tre doza vaksinash të çaktivizuara mund të zgjedhin një lloj tjetër vaksine, të rekomanduar nga qeveria, për përforcuesin e dytë, përkatësisht një vaksinë proteine rekombinante, një vaksinë vektori adenovirus ose një vaksinë vektoriale të virusit të gripit, sipas ekspertëve.

Foto:VCG

Foto:VCG

Qendra Kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka kryer monitorimin e reaksioneve të padëshiruara ndaj vaksinave Covid-19 bazuar në mbi 3.4 miliardë vaksina të administruara në mbi 1.3 miliardë njerëz.

Rezultatet e monitorimit treguan se shkalla e incidencës së reaksioneve të padëshiruara ndaj vaksinave të Covid-19 është e ngjashme me ato të vaksinave të tjera të zakonshme dhe se shkalla e incidencës së reaksioneve negative për të moshuarit është pak më e ulët se ajo e të rinjve. (Irma)