Evente me temë Festivalin kinez të Pranverës do të nisin në mbarë botën
2022-12-27 18:55:31

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Një sërë eventesh tematike për të festuar Festivalin e ardhshëm kinez të Pranverës 2023 do të zhvillohet së shpejti në mbarë botën, u njoftua në një konferencë shtypi për media të hënën.

Organizuar së bashku nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit të Kinës (MCT) dhe Shoqata Ndërkombëtare e Kulturës së Kinës, ngjarjet tematike do të përfshijnë ceremoni, panaire dhe ekspozita, midis aktiviteteve të tjera online dhe me prani fizike. Pianisti kinez Lang Lang do të shërbejë si ambasador kulturor, shkruan “Xinhua”.

Foto:VCG

Foto:VCG

Koncertet do të zhvillohen në Filadelfia dhe Nju Jork në Shtetet e Bashkuara më 6-7 janar, dhe transmetimi i një koncerti madhështor, për audiencën globale, do të bëhet më 14 janar, deklaroi zyrtari i MCT-së, Gao Zheng.

Në konferencë u zbuluan gjithashtu maskotat për eventin, të cilat janë projektuar nga Akademia Qendrore e Arteve të Bukura. Ato përmbajnë elemente kulturore kineze, si imazhet e lepurit nga zodiaku tradicional kinez. (Irma)