Hekurudha që lidh Chengdu-në e Kunming-un vihet plotësisht në funksionim në Kinën Jugperëndimore
2022-12-27 16:03:16

Foto: Xinhua

Një hekurudhë që lidh Chengdu-në dhe Kunming-un, dy qytete të mëdha në Kinën Jugperëndimore, është tashmë plotësisht funksionale me hapjen e seksionit të saj të fundit të hënën.

Me një shpejtësi të projektuar prej 160 km në orë, linja e re 915 km, e cila shkon pothuajse paralelisht me një linjë hekurudhore ekzistuese ndërmjet Chengdu-së dhe Kunming-ut, e shkurton kohën e udhëtimit nga 19 në 7.5 orë.

Linja e re kalon nëpër shumë qytete e prefektura, si Chengdu, Meishan, Leshan, Prefektura Autonome Liangshan Yi e Panzhihua në provincën Sichuan, dhe Prefektura Autonome Chuxiong Yi dhe Kunming-u në provincën Yunnan. (Çang Çuo)