Kina miraton planin e ri të funksionimit të hekurudhave
2022-12-27 14:20:46

 

Foto:VCG

Foto:VCG

Kina miratoi një plan të ri operativ hekurudhor për të përmirësuar efikasitetin e transportit hekurudhor të pasagjerëve dhe mallrave të vendit, sipas operatorit kombëtar hekurudhor.

Duke filluar nga e hëna, 63 trena pasagjerësh u shtuan rishtazi në të gjithë vendin, duke e çuar numrin total të trenave të tillë në 6046, njoftoi “China State Railway Group Co., Ltd.”, cituar nga “Xinhua”.

Në mbarë vendin tani operojnë gjithsej 10.894 trena mallrash, një rritje prej 50 njësi krahasuar me orarin e mëparshëm.

Me planin e ri, kapaciteti i hekurudhave të mallrave pritet të përmirësohet më tej dhe do të ndihmojë në rritjen e transportit të qymyrit për të siguruar kërkesën nga zonat kryesore prodhuese të qymyrit në vend, bëri të ditur operatori hekurudhor. (Irma)