Galaja e Festës së Pranverës 2023 organizon provën e parë
2022-12-27 17:39:23

Grupi Mediatik i Kinës organizoi të hënën provën e parë për Galanë e Festës së Pranverës 2023. Nëpërmjet formave të ndryshme të artit, kjo gala do të shfaqë temën "Një Kinë e begatë në epokën e re, një jetë më e mirë". Prova ka arritur rezultate paraprake në paraqitjen shumëformëshe të programit dhe bashkëpunimin e mjeteve të ndryshme teknike.

Galaja e Festës së Pranverës 2023 është e pasur në lloje e forma, duke përfshirë këngë dhe valle, opera, akrobaci, skeçe, mikrofilma etj., të cilat u përcjellin plotësisht frymën e kinezëve të gjitha kombeve.

Me përparimin intensiv të provave të fundit, numrat e ndryshëm të programit dhe format e ndryshme do të përmirësohen vazhdimisht. Në natën e Vitit të Ri Kinez, Galaja e Festës së Pranverës do t’i japë publikut një dhuratë kulturore të larmishme. (Çang Çuo)