Kinë, vëllimi i prodhimit vjetor i fushës kryesore gazmbajtëse i kalon 30 miliardë metrat kubë
2022-12-26 21:06:55

foto nga CMG

foto nga CMG

Vëllimi i prodhimit vjetor të fushës gazmbajtëse “Sulige”, që i përket prodhuesit kryesor të naftës e gazit natyror të Kinës “PetroChina”, shënoi një rekord brenda vendit prej 30.04 miliardë metrash kubë deri të hënën, bëri të ditur “PetroChina”.

“Sulige” është fusha e parë gazmbajtëse në Kinë që arrin një vëllim prodhimi vjetor mbi 30 miliardë metra kubë. Vëllimi i prodhimit të saj përbën një të shtatën e vëllimit të përgjithshëm të prodhimit të gazit natyror të vendit këtë vit.

Fusha gazmbajtëse “Sulige” ndodhet në pellgun Erdos në Rajonin Autonom të Mongolisë së Brendshme të Kinës Veriore. Ajo luan një rol të rëndësishëm në furnizimin me gaz natyror të Pekinit e Tianjin-it, si edhe të zonës përreth Mongolisë së Brendshme.

Vëllimi i prodhimit ditor në këtë fushë i kalon 100 milionë metrat kubë, duke shënuar vlerën rekord të afro një të tetës së vëllimit të përgjithshëm të prodhimit ditor të vendit.

Vëllimi i përgjithshëm i prodhimit të saj ka arritur 300 miliardë metra kubë. (Wang Lei/ Artan)

foto nga CMG

foto nga CMG