Kinë: 110 qytete me shërbim 5G dhe mbulim me fibra optike
2022-12-26 11:29:07

Foto: VCG

Numri i qyteteve në Kinë me aftësinë për të ofruar shërbime 5G dhe fibra optike arriti në 110 deri në fund të tetorit. Sipas Ministrisë së Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, 41 prej këtyre qyteteve janë në Kinën lindore, 29 në rajonin qendror dhe 40 në perëndim të vendit, bën të ditur “Xinhua”.

Mbulimi i rrjetit me fibra gigabit në familjet mesatare në zonat urbane në këto qytete arriti 100 për qind, ndërsa numri i stacioneve bazë 5G arriti në 22.2 për 10,000 njerëz, më i lartë se mesatarja kombëtare prej 15.7.

Në këto qytete, mbi 80 për qind e spitaleve të mëdha publike, universiteteve kryesore, vendeve kryesore kulturore dhe turistike, aeroporteve dhe rrugëve kryesore kanë akses në rrjetin 5G. (Elona)