Ekonomia e platformës do të marrë më shumë mbështetje
2022-12-26 16:37:18


Foto: VCG

Pas Konferencës Qendrore të Punës Ekonomike që u zhvillua javën e kaluar në Pekin po shtohen thirrjet për të mbështetur dhe lehtësuar zhvillimin e kompanive të platforms. Sipas ekspertëve, ndërmarrjet e platformës me këtë mbështetje do të kontribuojnë në nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike të vendit mes shpërthimeve të COVID-19.

Disa autoritete, duke përfshirë rregullatorin kryesor të letrave me vlerë dhe Bankën qendrore të Kinës, po shtojnë thirrjet për të mbështetur dhe lehtësuar zhvillimin e kompanive të platformës pas Konferencës Qendrore të Punës Ekonomike që vendosi tonin javën e kaluar.

Me një mbështetje të tillë, ndërmarrjet e platformës, përfshirë internetin dhe firmat e teknologjisë si Alibaba Group Holding dhe Tencent Holdings, që përdorin platformat për të ofruar shërbime do të jenë në gjendje të luajnë një rol “të freskët dhe më të madh” në nxitjen e rimëkëmbjes ekonomike të vendit mes shpërthimeve të COVID-19,  thanë ekspertët e industrisë.

Komisioni Rregullator i Letrave me Vlerë të Kinës tha në një takim të mërkurën se do të përshpejtojë procesin për miratimin e rasteve të "dritës jeshile" për listimet jashtë shtetit të ndërmarrjeve të platformës dhe do të punojë për të zbatuar reformën e sistemit të listimit jashtë shtetit për kompani të tilla.

Rastet e dritës jeshile, sipas Zhong Gang, profesor i drejtësisë në Universitetin e Shkencave Politike dhe Ligjit të Kinës Lindore, u jepen kryesisht marrëveshjeve të investimeve në teknologji dhe në internet, me shumë gjasa të jenë mundësi që mund të ndihmojnë në nxitjen e zhvillimit të ekonomisë reale.

Në një takim të veçantë të kryesuar nga Guvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Yi Gang të mërkurën, banka qendrore u zotua të përmirësojë nivelin e mbikëqyrjes së normalizuar mbi aktivitetet financiare nga kompanitë e platformës dhe të drejtojë biznesin e tyre financiar që të zhvillohet në një mënyrë të standardizuar dhe të shëndetshme.

Banka qendrore do të punojë për të mbështetur kompanitë e platformës për të shfrytëzuar avantazhet e tyre në skenarë, të dhëna dhe teknologji dhe të luajnë një rol më të madh në promovimin e inovacionit teknologjik, rritjen e konkurrencës ndërkombëtare dhe zgjerimin e kërkesës së brendshme, u vendos në takim.

Të enjten, aksionet e Alibaba u rritën me 4.09 për qind në Hong Kong, ndërsa  Indeksi Hang Seng u mbyll me 2.71 për qind.

"Me një mbështetje të tillë, ndërmarrjet e platformës dhe ekonomia digjitale pritet të luajnë rolin e tyre si një shtytës i ri dhe stabilizues i rimëkëmbjes ekonomike të vendit," tha Wang Xiaoming, kreu i inovacionit industrial dhe teknologjik në Institutin e Shkencës dhe Zhvillimit pranë Akademisë së Shkencave.

"Si një pjesë e rëndësishme e ekonomisë së re, ekonomia e platformës i është nënshtruar një periudhe qeverisjeje të shëndetshme, së bashku me përmirësimin gradual të ligjeve dhe rregulloreve përkatëse, dhe tani ka kushte për të ndihmuar në përshpejtimin e zhvillimit ekonomik," tha Wang.

Mes pasigurive ekonomike të brendshme dhe të jashtme, Wang tha se kompanitë e platformës mund të luajnë më mirë një rol udhëheqës në nxitjen e rritjes ekonomike vendase dhe avancimit industrial ndërkombëtar.

Konferenca Qendrore e Punës Ekonomike që përfundoi më 16 dhjetor deklaroi se kompanitë e platformës do të mbështeten për të "shfaqur plotësisht aftësitë e tyre" në nxitjen e rritjes ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe konkurrencën globale.

Një takim ekzekutiv të martën të Këshillit të Shtetit, qeveria e Kinës, theksoi gjithashtu se zhvillimi i shëndoshë dhe i qëndrueshëm i ekonomisë së platformës do të mbështetet.

"Në një farë mase, mbështetja e zhvillimit të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të ekonomisë së platformës do të krijojë avantazhe të reja konkurruese për Kinën," tha Shan Zhiguang, drejtor i departamentit të informacionit dhe zhvillimit industrial në Qendrën Shtetërore të Informacionit.