Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore nënshkruan marrëveshje me FAO-n
2022-12-26 18:59:42

foto nga VCG

Ara eksperimentale e grurit e Akademisë Kineze e Shkencave Bujqësore në Pekin/ foto nga VCG

Akademia Kineze e Shkencave Bujqësore (CAAS), një organizatë kombëtare kërkimi bujqësor nën administrimin e Ministrisë së Bujqësisë të Kinës, ka nënshkruar Marrëveshjen e Platformës së Risive me Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara (FAO).

Sipas Akademisë Kineze të Shkencave Bujqësore, marrëveshja synon të nxisë kërkimin, shkencën dhe inovacionin teknologjik bujqësor, si edhe transformimin dhe zhvillimin e sistemeve bujqësore dhe ushqimore.

Akademia zbaton parimin e planifikimit dhe nxitjes së inovacionit shkencor e teknologjik nga një perspektivë globale dhe forcon sigurinë kombëtare ushqimore nëpërmjet shkëmbimeve të burimeve shkencore e teknologjike, tha kryetari i CAAS-it Wu Kongming.

Ai bëri thirrje për të ofruar më shumë mençuri e zgjidhje kineze për zhvillimin ushqimor dhe bujqësor global.

Përfaqësuesi i FAO-s në Kinë, Carlos Watson, ka përshëndetur partneritetin e FAO-s me CAAS-in lidhur me bashkëpunimin ndërkombëtar bujqësor dhe theksoi se ky partneritet do të forcohet më tej nëpërmjet nënshkrimit të Marrëveshjes së Platformës së Risive FAO-CAAS.

FAO do të vazhdojë të thellojë bashkëpunimin e saj me CAAS-in për të transformuar sistemet bujqësore dhe ushqimore në mbështetje të Agjendës për Zhvillimin e Vazhdueshëm 2030 të OKB-së, theksoi Watson-i. (Artan)

foto nga VCG

Teknika bujqësore në arën e mistrit në Jinhua të Kinës Juglindore/ foto nga VCG

foto nga VCG

Një fermer punoi në një serrë të luleshtrydhes të Akademisë Kineze të Shkencave Buqësore në Yantai të Kinës Lindore/ foto nga VCG