AKP: Kina do të forcojë më tej institucionet dhe mekanizmat ligjvënës
2022-12-26 18:46:41

foto nga CGTN

foto nga CGTN

Puna legjislative e Kinës në vitin 2022 ka përparuar vazhdimisht në një mënyrë të rregullt dhe institucionet e mekanizmat ligjvënës të Kinës do të përmirësohen më tej, duke zbatuar demokracinë në mbarë procesin, tha të shtunën Zang Tiewei, zëdhënësi i Komisionit të Çështjeve Legjislative të Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore (AKP).

Dy ditë përpara sesionit të 38-të të Komitetit të Përhershëm të 13-të të AKP-së, Zang u tha gazetarëve në një intervistë kolektive se AKP-ja dhe Komiteti i Përhershëm i saj kanë miratuar gjashtë ligje e kanë rishikuar nëntë të tjera dhe kanë miratuar shtatë vendime mbi çështje të rëndësishme ligjore, ndërsa 18 projektligje janë në diskutim deri tani këtë vit.

Duke folur mbi projektamendamentin e “Ligjit të legjislacionit të Kinës”, Zang Tiewei tha se Komiteti i Përhershëm i AKP-së ka marrë gjithsej 978 sugjerime dhe dy letra gjatë periudhës së konsultimit publik që prej shpalljes së projektamendamentit të parë pas diskutimit të tij në tetor.

Opinionet dhe sugjerimet e publikut janë përqendruar në përmirësimin e orientimit të legjislacionit, nxitjen e hapjes së legjislacionit dhe përmirësimin e sistemit dhe mekanizmit të legjislacionit shkencor, demokratik dhe të bazuar në ligj, tha Zang. Ai shtoi se opinionet dhe sugjerimet me vlerë do të pasqyrohen në shqyrtimin e dytë të projektit. (Artan)