Hekurudha me shpejtësi të lartë Pekin-Guangzhou, 1.69 miliardë udhëtime pasagjerësh në 10 vjet
2022-12-26 20:57:00

foto nga VCG

10 vjetori i futjes në funksionim të hekurudhës me shpejtësi të lartë Pekin-Guangzhou/ foto nga VCG

Gjithsej 1.69 miliard udhëtimesh pasagjerësh janë bërë në hekurudhën me shpejtësi të lartë Pekin-Guangzhou që prej përurimit të saj 10 vjet më parë, treguan të dhënat zyrtare.

Falë kësaj hekurudhe, koha e udhëtimit midis kryeqytetit Pekin dhe qendrës ekonomike jugore Guangzhou është shkurtuar nga mbi 40 orë në rreth tetë orë.

Si boshti i rrjetit hekurudhor të shpejtësisë së lartë në Kinë, hekurudha e shpejtësisë së lartë me gjatësi 2 298 km Pekin-Guangzhou është e lidhur ngushtë me 12 hekurudha të tjera të shpejtësisë së lartë në vend.

foto nga VCG

Treni në linjën hekurudhore të shpejtësisë së lartë Pekin-Guangzhou/ foto nga VCG

Në qershor të këtij viti, shpejtësia e seksionit Pekin-Wuhan të kësaj hekurudhe u ngrit nga 310 km/h në 350 km/h, duke e ulur me rreth gjysmë ore udhëtimin ndërmjet Pekinit dhe Wuhan-it, kryeqendrës së provincës Hubei të Kinës Qendrore, dhe duke e çuar në tre orë e 48 minuta.

Kina ka tani rreth 3 200 km hekurudha me shpejtësi të lartë me një shpejtësi funksionimi prej 350 km/h, në linja të tilla si hekurudha e shpejtësisë së lartë Pekin-Shanghai, hekurudha ndërqytetëse Pekin-Tianjin dhe hekurudha e shpejtësisë së lartë Pekin-Zhangjiakou. (Artan)

foto nga VCG

Treni në linjën hekurudhore të shpejtësisë së lartë Pekin-Guangzhou/ foto nga VCG