Sektori i baterive litium-jon të Kinës shënon rritje të shpejtë në janar-tetor
2022-12-26 15:49:34

Foto:VCG

Industria e baterive litium-jon të Kinës regjistroi rritje të shpejtë në 10 muajt e parë të këtij viti. Të dhënat nga Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit, cituar nga “Xinhua”, treguan se prodhimi total i baterive litium-jon tejkaloi 580 gigavat-orë (GWh) në periudhën janar-tetor. Në mënyrë të veçantë, prodhimi i baterive litium-jon të përdorura për produktet e konsumit tejkaloi 84 GWh. Kapaciteti i instaluar i baterive të energjisë për automjetet me energji të re (NEV) arriti në rreth 224 GWh në 10 muajt e parë. Eksportet e produkteve të baterive litium-jon u rritën me 87 për qind nga viti në vit, sipas ministrisë. Lulëzimi në industrinë e baterive litium-jon të Kinës erdhi mes kërkesës në rritje të konsumatorëve për NEV. Nga janari deri në nëntor, 5.03 milionë njësi të makinave të pasagjerëve me energji të re u shitën përmes pikave të shitjes me pakicë në vend, duke u rritur 100.1 për qind nga një vit më parë, sipas Shoqatës së Makinave të Pasagjerëve të Kinës. (Elona)