Asetet e institucioneve financiare të Kinës rriten me 10.1 për qind
2022-12-26 11:35:44

Foto: VCG

Institucionet financiare të Kinës regjistruan një zgjerim bilanci deri në fund të tremujorit të tretë të këtij viti. Të dhënat e Bankës Popullore të Kinës treguan se aktivet e kombinuara të institucioneve financiare të vendit  u rritën me 10.1 për qind nga viti në vit në 413.46 trilionë juanë (rreth 59.23 trilionë dollarë amerikanë) deri në fund të tremujorit të tretë, ndërsa detyrimet e tyre të kombinuara u rritën 10.3 për qind nga një vit më parë në 376.61 trilionë, përcjell “Xinhua”.

Institucionet bankare raportuan një rritje prej 10.2 për qind në totalin e aktiveve, ndërsa aktivet e kompanive në industrinë e letrave me vlerë kërcyen në 7.3 për qind nga viti në vit.

Siguruesit e vendit raportuan asete të kombinuara prej 26.71 trilionë juanë, 9.8 për qind më shumë nga viti në vit, treguan të dhënat e bankës qendrore. (Elona)