Sondazhi: Mbi 74 për qind e rusëve e miratojnë Vladimir Putin
2022-12-26 14:56:21

Foto: VCG

Një sondazh i fundit tregoi se 74.3 për qind e rusëve e miratojnë punën e Vladimir Putin si president. Sondazhi i kryer nga qendra kërkimore në pronësi të qeverisë VTSIOM zbuloi se 78.1 për qind e të anketuarve i besonin Putinit, citon “Xinhua”. Sipas rezultateve, 59.6 për qind e të anketuarve i besuan kryeministrit rus Mikhail Mishustin, ndërsa 37.3 për qind mbështetën partinë në pushtet të vendit "Rusia e Bashkuar". Nga 12 deri më 18 dhjetor, 1600 të rritur rusë u intervistuan çdo ditë përmes telefonit dhe rezultatet u bazuan në vlerën mesatare të shtatë ditëve. (Elona)