Kina do të korrigjojë kufizimet e sigurimit mjekësor
2022-12-25 16:23:54

VCG

VCG

Administrata Kombëtare e Sigurisë së Kujdesit Shëndetësor të Kinës ka nisur një fushatë për të identifikuar dhe hequr kufizimet e papërshtatshme në lidhje me sigurimin mjekësor për të mbrojtur interesat e të siguruarve, sipas një qarkoreje të lëshuar së fundmi nga administrata.

Fushata do të synojë çështjet me interes publik, përcjell “Xinhua”.

VCG

VCG

Për shembull, disa institucione mjekësore vendosin kufizime në numrin e ditëve të kujdesit spitalor ose vendosin një kufi në shpenzimet e mjekimit, sipas administratës.

Administrata do të mbikëqyrë punën e korrigjimit në të gjithë vendin përpara fundit të shkurtit 2023. (Irma)