CMG-ja: Përgatituni për 2023-shin
2022-12-23 15:09:14

Viti 2022 po përfundon. Në këtë vit kanë ndodhur shumë ngjarje të mëdha historike. Lojërat Olimpike dhe Paralimpike Dimërore, Kupa e Botës në Katar, konflikti Rusi-Ukrainë dhe trazirat gjeopolitike e kriza energjetike të shkaktuara prej saj, gjendja e vështirë, por edhe shpresëdhënëse e ekonomisë botërore ... 2023-shi që po vjen, do të jetë Viti i Lepurit sipas kalendarit tradicional kinez. Me këtë rast, njerëzit shpresojnë që bota të kalojë të gjitha pengesat, të ecë shpejt përpara dhe të “kërcejë” lart si lepur. Ju urojmë një vit të ri me mbarësi!