Xi Jinping-u i dërgon mesazh urimi presidentes së re sllovene
2022-12-23 17:33:20

foto: VCG

foto: VCG

Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi të enjten një mesazh Natasha Pirc Musarit për ta uruar për marrjen e detyrës si presidente e Republikës së Sllovenisë.

 

Xi Jinping-u vuri në dukje se në vitet e fundit, marrëdhëniet midis Kinës dhe Sllovenisë kanë ruajtur një zhvillim të qëndrueshëm. Të dy vendet kanë forcuar vazhdimisht besimin e ndërsjellë politik, kanë përafruar strategjitë e tyre zhvillimore dhe kanë arritur rezultate të frytshme në bashkëpunimin praktik në fusha të ndryshme. “Unë i kushtoj rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve Kinë-Slloveni dhe jam i gatshëm të punoj me Presidenten Musar për të konsoliduar miqësinë tradicionale ndërmjet të dy vendeve, për të thelluar shkëmbimet e bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe për t’i ngritur marrëdhëniet dypalëshe në një nivel më të lartë, për të sjellë përfitime për të dy vendet dhe dy popujt,”shtoi ai.