Zhuhai i Kinës do të zhvillojë shfaqjen e parë AERO Asia
2022-12-23 14:42:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Shfaqja e parë AERO Asia do të zhvillohet në Zhuhai në provincën Guangdong të Kinës jugore nga 23-26 nëntor 2023, njoftuan organizatorët në një konferencë shtypi.

Ekspozita, e cila do të jetë e përvitshme, bashkorganizohet nga “Zhuhai Airshow Co., Ltd.”, organizatori i Ekspozitës Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Hapësirës Ajrore të Kinës, dhe homologët e tyre gjermanë “AERO Friedrichshafen”.

Ekspozita pritet të bashkojë ndërmarrjet kryesore të aviacionit të përgjithshëm në botë dhe do të shfaqë teknologjitë, arritjet dhe produktet më të fundit në fushën e aviacionit të përgjithshëm, tha Sun Jiefeng, kryetar dhe menaxher i përgjithshëm i “Zhuhai Airshow Co., Ltd.”,- bën të ditur “Xinhua”.

Një gamë e gjerë produktesh dhe shërbimesh në fushat e shpëtimit emergjent të aviacionit, transportit të aviacionit dhe operacioneve tradicionale të navigimit do të shfaqen në këtë ngjarje, sipas organizatorit të ngjarjes.

Tobias Bretzel, drejtori i shfaqjeve të “AERO Friedrichshafen”, tha se qyteti i Zhuhai ka ambiente të klasit të parë dhe ambiente ekspozimi dhe ka një ekip të shkëlqyer, gjë që është një arsye e rëndësishme pse pala gjermane zgjodhi këtë qytet për të zhvilluar eventin.

Me përpjekjet e përbashkëta të të dyja palëve, ekspozita pritet të sjellë mundësi të reja zhvillimi për ndërmarrjet globale të aviacionit të përgjithshëm, shtoi ai. (Irma)