MJK: ShBA-ja nuk ka të drejtë të ndërhyjë në çështjet e Tibetit
2022-12-23 19:31:40

foto: MJK

foto: MJK

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione të paligjshme ndaj zyrtarëve kinezë nën pretekstin e së ashtuquajturës çështje e "të drejtave të njeriut në Tibet", duke ndërhyrë seriozisht në punët e brendshme të Kinës dhe duke shkelur rëndë normat themelore të marrëdhënieve ndërkombëtare, u shpreh të premten në një konferencë shtypi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning.

Ajo shtoi se Kina ka shprehur kundërshtim të fortë dhe e ka dënuar ashpër një gjë të tillë.

Në përgjigje ndaj sanksioneve të paligjshme nga ShBA-ja mbi dy zyrtarë kinezë me pretekstin e së ashtuquajturës çështje e "të drejtave të njeriut në Tibet", në përputhje me Ligjin kundër Sanksioneve të Huaja të Kinës, pala kineze ka vendosur të marrë sanksione reciproke kundër Miles Maochun Yu dhe Todd Stein, sipas Ministrisë së Jashtme të premten.

E pyetur se çfarë mesazhi shpreson t'i përcjellë Kina botës nëpërmjet kësaj mase, zëdhënësja e diplomacisë kineze theksoi se çështjet e Tibetit janë thjesht punë të brendshme të Kinës dhe ShBA-ja nuk ka të drejtë të ndërhyjë. Veprimi i palës amerikane është ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Kinës dhe do të kundërshtohet me vendosmëri nga Kina. “Ne i bëjmë thirrje ShBA-së që të heqë të ashtuquajturat sanksione dhe të ndalojë ndërhyrjen në çështjet e Tibetit dhe në punët e brendshme të Kinës,” theksoi Mao Ning. (Zhan Dian/Artan)