Kina promovon doza përforcuese me zgjedhje të ndryshme vaksinash
2022-12-23 13:50:41

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në një vend vaksinimi në distriktin Chaoyang të Pekinit, mjekët janë angazhuar me përgatitjen e dozave të vaksinës anti-Covid me inhalacion, duke iu ofruar individëve opisionin për të marrë vaksinën pa injeksion pasi të jetë aerosolizuar, shkruan “Xinhua”.

Ky version i vaksinës është bazuar në vektor të tipit 5 të adenovirusit. Ajo ka një dozë thithëse prej 0.1 mililitër, vetëm rreth një e pesta e një doze tradicionale të vaksinës intravenoze, dhe krahasuar me injeksionin, mund të nxisë një lloj më shumë reagimi imunitar, imunitetin mukozal.

Vaksina me inhalacion u miratua si një vaksinë përforcuese për njerëzit që kanë bërë dy doza vaksinash të inaktivuara rreth para gjashtë muajve. Është ndër llojet e vaksinave që u miratuan nga qeveria kineze për rritje të imunitetit kundër Covid-19.

Ndërsa epidemia vazhdon, Kina ka promovuar në mënyrë të qëndrueshme vaksinimin përforcues për publikun duke ofruar një numër në rritje të llojeve të vaksinave për të garantuar shëndetin dhe sigurinë e njerëzve.

Sipas Këshillit të Shtetit, të gjitha vaksinat e miratuara për treg të kushtëzuar ose përdorim urgjent mund të ofrohen si një dozë e dytë përforcuese për grupe të caktuara që kishin marrë përforcuesin e parë më shumë se gjashtë muaj më parë.

Vaksinat përfshijnë këtë vaksinë me inhalacion, disa vaksina rikombinuese të injektueshme të zhvilluara nga kompani bioteknike si “CanSino Biologics” dhe “Anhui Zhifei Longcom Biopharmaceutical Co., Ltd.”, dhe një vaksinë intranazale, e zhvilluar nga Universiteti Xiamen, Universiteti i Hong Kongut dhe Ndërmarrja Biologjike e Farmacisë Biologjike të Pekinit Wantai, dhe është provuar të jetë i sigurt dhe efektiv në provat njerëzore. (Irma)