Zyra e Komisionerit e HKSAR-it u kërkon politikanëve amerikanë të mos ecin më tej në rrugën e gabuar
2022-12-22 20:34:18

foto: VCG

foto: VCG

Zyra e Komisionerit të Ministrisë së Jashtme të Kinës në Rajonin e Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut (HKSAR) u kërkoi të mërkurën disa politikanëve amerikanë të ndalojnë ndërhyrjen në çështjet e Hong-Kongut dhe punët e brendshme të Kinës dhe të mos ecin më tej në rrugën e gabuar.

Disa senatorë amerikanë i kanë dërguar kohët e fundit një letër qeverisë së ShBA-së duke përdorur përvjetorin e tretë të të ashtuquajturit “Akt i të drejtave të njeriut dhe demokracisë të Hong-Kongut" si justifikim, i cili përbalt ligjin e sigurisë kombëtare për HKSAR-in. Zëdhënësi i Zyrës së Komisionerit shprehu kundërshtim të fortë ndaj letrës, duke u bërë thirrje politikanëve përkatës amerikanë të ndalojnë farsën e tyre politike. 

Zyra e Komisionerit u kërkoi këtyre politikanëve të njohin gjendjen dhe të respektojnë parimet e ligjit ndërkombëtar dhe normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare. 

Zëdhënësi theksoi se Hong-Kongu është pjesë e Kinës ku sundon ligji dhe çështjet e Hong-Kongut janë thjesht punë të brendshme të Kinës. 

Ai vuri në dukje se Ligji i Sigurisë Kombëtare për HKSAR-in u dha fund dhunës e veprimeve të "pavarësisë së Hong-Kongut", duke e kthyer atë në rrugën e duhur.

Hyrja në fuqi e të ashtuquajturit “Akt i të drejtave të njeriut dhe demokracisë të Hong-Kongut” tre vjet më parë ishte një ndërhyrje e rëndë në punët e brendshme të Kinës me ligjet e brendshme të ShBA-së, tha zëdhënësi.

Ai vuri në dukje po ashtu se Shtetet e Bashkuara, një vend me një histori jo të mirë të të drejtave të njeriut dhe demokracisë si brenda, ashtu edhe jashtë vendit, nuk mund të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve dhe rajoneve të tjera, dhe u kërkoi Shteteve të Bashkuara të heqin dorë nga standartet e dyfishta dhe hipokrizia.(Artan)