Kina i kërkon ShBA-së të zbatojë vendimin e OBT-së mbi etiketimin e produkteve të Hong-Kongut
2022-12-22 19:56:54

foto: VCG

foto: VCG

Kina e ka nxitur ShBA-në të respektojë një vendim të Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) që kërkon që mallrat nga Rajoni i Posaçëm Administrativ i Hong-Kongut (HKSAR) të Kinës të mos etiketohen si "Prodhuar në Kinë".

Kina shpreson se Shtetet e Bashkuara do të marrin veprime konkrete për të ndrequr gabimet dhe për të mbështetur sistemin e tregtisë shumëpalëshe të bazuar në rregulla dhe rendin normal tregtar, tha të enjten një zëdhënës i Ministrisë kineze të Tregtisë.

OBT-ja vendosi të mërkurën se ShBA-ja po shkel ligjet ndërkombëtare të tregtisë duke kërkuar që produktet e HKSAR të etiketohen si "Prodhuar në Kinë." (Artan)