Qeveria e HKSAR publikon Planin e Zhvillimit të Rinisë
2022-12-22 13:07:49

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong Kongut publikoi të martën Projektin e Zhvillimit të Rinisë, duke përshkruar vizionin e përgjithshëm dhe parimet udhëzuese për punën afatgjatë të qeverisë për zhvillimin e të rinjve në të ardhmen.

Në këtë fazë fillestare, sipas një njoftimi për shtyp të qeverisë HKSAR, janë paraqitur më shumë se 160 veprime dhe masa konkrete në mbështetje të zhvillimit të të rinjve, bën të ditur “Xinhua”.

Projekti përfshin katër kapituj të cilët shpalosin drejtimin e qeverisë së HKSAR nën temën specifike dhe propozojnë veprimet dhe masat përkatëse. Alice Mak, sekretarja për çështjet e brendshme dhe të rinisë së qeverisë së HKSAR, tha se qeveria do të përmirësojë koordinimin dhe do të miratojë një qasje sistematike dhe të vazhdueshme për të planifikuar dhe zbatuar punën rinore të Hong Kongut. Vizioni i qeverisë HKSAR është të ushqejë një brez të ri të rinjsh me dashurinë për vendin dhe Hong Kongun dhe të pajisur me perspektivë globale, një mendje aspiruese dhe mendim pozitiv. “Në lidhje me këtë, ne jemi të përkushtuar t'u ofrojmë të rinjve një mjedis të përshtatshëm për të ushqyer shpresën për të ardhmen dhe për të luftuar për rritje të vazhdueshme, në mënyrë që ata të mund të shpalosin potencialin e tyre të plotë në shoqëri dhe të kontribuojnë në Hong Kong, në vend dhe në botë”, - tha Mak. (Elona)