Kina miraton ristrukturimin e dy ndërmarrjeve të mëdha shtetërore të çelikut
2022-12-22 15:40:08

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka miratuar ristrukturimin e dy gjigantëve shtetërorë në industrinë e hekurit dhe çelikut, sipas rregullatorit të lartë shtetëror të aseteve të vendit.

“Sinosteel Group Corporation Limited”, një zhvillues dhe përpunues i burimeve metalurgjike dhe minerale, do të integrohet në “China Baowu Steel Group Corporation”, një kompani kryesore në industrinë e hekurit dhe çelikut, sipas Komisionit Shtetëror të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Aseteve të Këshillit Shtetëror, bën të ditur “Xinhua”.

“China Baowu” ka kryer një sërë ristrukturimesh strategjike vitet e fundit. Gjiganti i çelikut regjistroi një prodhim prej 100 milionë tonësh në vitin 2020 dhe një performancë rekord biznesi në vitin 2021. (Elona)