Kina nxjerr udhëzime për avancimin e reformës së arsimit profesional
2022-12-22 15:32:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet kineze kanë nxjerrë një udhëzues për të çuar përpara reformën dhe zhvillimin me cilësi të lartë të arsimit profesional.

Udhëzuesi synon të rrisë kapacitetet e shkollave profesionale dhe të rrisë cilësinë, përshtatshmërinë dhe tërheqjen e arsimit profesional për të trajnuar më shumë teknikë të kalibrit të lartë dhe punëtorë të aftë, citon “Xinhua”.

Reforma e arsimit profesional të vendit do të fokusohet në zhvillimin e një sistemi arsimor dhe trajnimi shumëformësh, shumëkanalësh dhe të qëndrueshëm dhe një mekanizmi bashkëpunimi midis qeverive, industrive, ndërmarrjeve dhe shkollave. Përparësi do t'i jepet arsimit profesional për industri të tilla si teknologjia e informacionit, makineritë dhe robotët me kontroll numerik, prodhimi i pajisjeve të aviacionit dhe biomjekësisë. Ndërmarrjet kryesore dhe shkollat profesionale në këto industri inkurajohen të rrisin bashkëpunimin.

Do të bëhen më shumë përpjekje për ngritjen e kapaciteteve të fakulteteve në shkollat profesionale për sektorët e prodhimit modern. Pushtetet vendore inkurajohen të eksplorojnë mekanizma të rinj bashkëpunimi me sektorin privat dhe të tërheqin më shumë investime private dhe industriale në arsimin profesional. Institucionet financiare janë të mirëpritura të ofrojnë shërbime dhe mbështetje, thuhet në dokument.  (Elona)