Prodhimi i grurit në Tibet arriti një nivel të ri në vitin 2022
2022-12-21 17:56:30

foto nga VCG

Prodhimi i grurit në Rajonin Autonom të Tibetit të Kinës jugperëndimore arriti një nivel të ri prej më shumë se 1.07 milionë tonë në vitin 2022, duke tejkaluar shifrën prej 1 milion tonë për të tetin vit radhazi.  

Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Kombëtare e Statistikave, prodhimi u rrit me 11.500 tonë nga viti 2021, raporton “Xinhua”.  

Sipërfaqja e mbjelljes së varieteteve të përmirësuara të elbit tibetian u rrit në 2.02 milionë mu (rreth 134,667 hektarë) këtë vit, pasi rajoni ka vazhduar të mbrojë dhe përmirësojë varietetet e elbit të malësisë. Shkalla e mbulimit të varieteteve të përmirësuara të këtij lloj elbi u rrit me 1.3 pikë përqindjeje në baza vjetore duke arritur në 92.1 për qind.  

Tibeti ka vazhduar përpjekjet e tij për të mbrojtur tokën bujqësore këtë vit dhe tani ka 200 zona demonstruese me prodhimtari të lartë për elbin e malësisë në rajon. (Elona)