Ndotja në Pekin arrin nivelin më të ulët që nga viti 2013
2022-12-21 18:19:57

Parku Xihaizi i Pekinit më 26 nëntor 2022/ VCG

Parku Xihaizi i Pekinit më 26 nëntor 2022/ VCG

Indeksi i ndotjes së ajrit në Pekin për periudhën janar-nëntor arriti nivelin më të ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2013, treguan të dhënat zyrtare, citon “Xinhua”.  

Përqendrimi mesatar i PM2.5 i qytetit në 11 muajt e parë të vitit 2022 ishte 31 mikrogramë për metër kub, sipas Zyrës Komunale të Ekologjisë dhe Mjedisit të kryeqytetit kinez.  

Leximet e PM2.5 janë një matës që monitoron grimcat ajrore me diametër 2.5 mikron ose më poshtë.  

Autoritetet lokale në Pekin kanë marrë një sërë masash për të reduktuar emetimet e grimcave PM2.5. Masat përfshijnë rritjen e numrit të taksive, autobusëve dhe kamionëve që punojnë me energji të re, si dhe eliminimin e kaldajave me naftë në zonat qendrore të qytetit dhe përdorimin e qymyrit në periferi.  

Autoritetet kanë forcuar gjithashtu koordinimin e kontrollit të ndotjes me rajonet fqinje të nivelit provincial dhe kanë përforcuar monitorimin e burimeve kryesore të ndotjes.  

Pekini bëri një përparim në kontrollin e tij të ndotjes së ajrit vitin e kaluar. Përqendrimi mesatar i PM2.5 në qytet ishte 33 mikrogramë për metër kub në vitin 2021, niveli më i ulët që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 2013. (Elona)  

Vjeshta e Pekinit, më 26 gusht 2022/ VCG

Vjeshta e Pekinit, më 26 gusht 2022/ VCG

Mëngjesi në Pallatin e Dimrit në Pekin, 26 nëntor 2022/ VCG

Mëngjesi në Pallatin e Dimrit në Pekin, 26 nëntor 2022/ VCG